Këtë vjeshtë, xhaketat pa jakë po fitojnë popullaritet, duke zëvendësuar gradualisht modelet me jakë të lartë. Ky stil klasik po rikthehet në versione moderne, nga prerjet e shkurtra te materialet prej lëkure dhe tweed-i.
Të prezantuara edhe në pasarelat e Paris Fashion Week, xhaketat pa jakë dallohen për elegancën dhe lehtësinë në kombinim. Ato mund të vishen me xhinse për një pamje të përditshme ose me funde e pantallona elegante për në zyrë.
Modelet prej tweed-i sjellin një stil më klasik, ndërsa ato prej lëkure i japin veshjes një pamje moderne. Falë kombinueshmërisë së tyre, këto xhaketa pritet të jenë ndër zgjedhjet e preferuara të sezonit.
