Politika editoriale

PinkBizz është një portal showbizzi dhe lifestyle-i. Këto janë parimet që ndjekim.

Saktësia. Publikojmë vetëm çfarë mund ta mbështesim me burim. Thashethemet nuk i paraqesim si fakte, dhe kur një lajm është i paverifikuar e themi qartë.

Korrigjimet. Kur gabojmë, e korrigjojmë artikullin dhe e shënojmë ndryshimin.

Reklama dhe përmbajtje e sponsorizuar. Çdo përmbajtje e paguar shënohet qartë si “Reklamë” ose “Sponsorizuar” dhe nuk paraqitet si lajm i pavarur.

Shëndeti. Artikujt për shëndetin e mirëqenien janë vetëm informues dhe nuk zëvendësojnë këshillën e mjekut.

Komentet. I moderojmë dhe heqim komentet me gjuhë urrejtjeje, kërcënime ose spam.