Vedat Muriqi emocionohet pas golit vendimtar ndaj Liverpoolit: Kjo është madhështia e Fenerbahçes

·

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores së rëndësishme të Fenerbahçes ndaj Liverpoolit, duke theksuar se skuadra turke arriti t’i tregojë Evropës forcën dhe madhështinë e saj, transmeton PinkBizz.com.


Fenerbahçe arriti të përmbyste disavantazhin 1-2 dhe të fitonte me rezultat 3-2, ndërsa protagonist kryesor ishte Muriqi, i cili shënoi golin vendimtar vetëm pak minuta pasi u aktivizua në vend të Romelu Lukakut.

Pas përfundimit të takimit, sulmuesi falënderoi tifozët dhe ua dedikoi atyre golin, duke shpresuar që kjo fitore të shërbejë si pikë kthese për ekipin, i cili po kalon një periudhë të vështirë.

“Jam shumë i lumtur. Ky gol është dhuratë për tifozët. Po kalojmë disa kohë të vështira. Ua treguam se sa e madhe është Fenerbahçe”, u shpreh Muriqi.

Ai kujtoi edhe momentet kryesore të ndeshjes, duke theksuar se skuadra e nisi takimin mirë, por pësoi një gol të pafat. Megjithatë, lojtarët nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthehen në rezultat.

“Kjo është madhështia e Fenerbahçes. Sinqerisht, i falënderoj të gjithë. Shpresoj që kjo fitore të jetë pikë kthese”, shtoi sulmuesi kosovar.

Edhe pse u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, Muriqi mori vlerësimin 7.5 nga platforma Sofascore, një prej notave më të larta të ndeshjes.

Pas angazhimeve me klubin, sulmuesi pritet të udhëtojë drejt Kosovës për t’iu bashkuar Përfaqësueses në përgatitjet për dy ndeshjet e muajit nëntor, ndaj Izraelit dhe Irlandës./PinkBizz.com