Sipas një analize të publikuar nga The Washington Post, diagnozat e kancerit te amerikanët e moshës 15 deri në 49 vjeç janë rritur me 10% që nga viti 2000. Ndërkohë, te grupmoshat më të mëdha është vërejtur rënie e normave të përgjithshme.
Gratë e kësaj grupmoshe kanë një normë kanceri 83% më të lartë se burrat, ku ndikim kanë edhe rastet e kancerit të gjirit, tiroides dhe zorrës së trashë.
Shkencëtarët po studiojnë faktorët që mund të lidhen me këtë prirje, përfshirë ushqimet ultra të përpunuara, kimikatet sintetike dhe ndryshimet në ritmin biologjik. Megjithatë, ndikimi i tyre konkret ende nuk është përcaktuar.
Ekspertët theksojnë rëndësinë e kontrolleve parandaluese dhe diagnostikimit të hershëm, ndërsa kërkimet vazhdojnë për të kuptuar arsyet e rritjes së rasteve./pinkbizz.com
