Nuk po mjaftojnë yjet e Hollywood’it: Si po i ndryshojnë rrjetet sociale sfilatat e modës

·

Rreshti i parë i sfilatave të modës dikur u rezervohej kryesisht blerësve, redaktorëve dhe klientëve të markave luksoze. Sot, ai është kthyer në një hapësirë strategjike marketingu, ku të famshmit dhe influencerët tërheqin vëmendje po aq sa koleksionet.


Sipas një analize të Vogue, markat tashmë i përzgjedhin të ftuarit edhe bazuar në ndikimin e tyre në rrjetet sociale dhe aftësinë për të krijuar momente virale. Një video apo fotografi e papritur mund të marrë miliona shikime brenda pak orësh.

Kështu, TikTok dhe Instagram po ndryshojnë mënyrën se si publiku e ndjek modën. Rreshti i parë nuk është më vetëm vendi më i mirë për të parë sfilatën, por edhe një skenë ku fama, moda dhe marketingu bashkohen./pinkbizz.com