,

Lotina Haziri në javën e 38-të të shtatzënisë: Kështu nuk e keni parë kurrë

·

Lotina Haziri ka ndarë me ndjekësit fotografi të reja nga shtatzënia, duke bërë të ditur se ka arritur javën e 38-të të pritjes së ëmbël.


Në kolazhin e publikuar në rrjetet sociale, ajo shfaqet duke pozuar para pasqyrës dhe duke buzëqeshur para kamerës, ndërsa vëmendjen e tërheq barku i saj i rrumbullakosur.

Lotina dhe reperi Mozzik janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Çifti ka zbuluar më herët edhe gjininë e foshnjës, duke bërë të ditur se po presin një djalë.

Tashmë, me shtatzëninë në javët e fundit, pritja për ardhjen në jetë të vogëlushit po bëhet gjithnjë e më emocionuese. Postimet e çiftit vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut dhe të mediave rozë./pinkbizz.com