Këngëtarja Leigh-Anne Pinnock ka realizuar një fotosesion artistik nudo, duke vënë në pah barkun e saj të rrumbullakosur në pritje të fëmijës së tretë. Fotografitë janë realizuar nga fotografja Rachell Smith, ndërsa artistja 35-vjeçare pritet të bëhet nënë gjatë këtij muaji, transmeton PinkBizz.com.
Ish-anëtarja e grupit Little Mix ka dy vajza binjake pesëvjeçare me bashkëshortin e saj, futbollistin Andre Gray. Pas lindjes, ajo planifikon të pushojë gjatë dimrit, por synon të rikthehet në punë që në fillim të vitit të ardhshëm.
Pinnock ka nënshkruar një marrëveshje me agjencinë e talenteve The Artists Partnership, e cila do ta përfaqësojë në përpjekjet për të nisur një karrierë në aktrim dhe për të siguruar mundësi të tjera televizive. Ky vendim vjen pas pjesëmarrjes së saj në spektaklin e BBC-së, “The Celebrity Traitors”, ku arriti deri në fazat e fundit të garës.
Në një intervistë për Harper’s Bazaar, këngëtarja tregoi se dëshiron të shfrytëzojë përvojën e saj të fundit televizive për të provuar veten edhe në projekte filmike. Megjithatë, muzika do të mbetet gjithmonë përparësia e saj.

Ajo ka bërë të ditur se pas një periudhe pushimi do të rikthehet në studio për të punuar në projekte të reja. Së fundmi publikoi edhe një version të zgjeruar të albumit të saj debutues solo, “My Ego Told Me To”.
Pinnock ishte një nga pjesëmarrëset më të komentuara të “The Celebrity Traitors”. Finalen e spektaklit e ndoqën më shumë se 11.5 milionë shikues, ndërsa këngëtarja ishte gruaja e fundit që mbeti në garë përpara se të eliminohej.

Ajo ka treguar edhe disa momente që nuk u transmetuan në ekran, përfshirë një koment me humor në momentin e largimit: “Shijojeni klubin e djemve”. Ndër kujtimet më argëtuese nga xhirimet përmendi edhe lojërat me ëmbëlsira me Rob Beckett dhe Maya Jama, si dhe kërcimin me Miranda Hart./PinkBizz.com
