Në Colorado, një ish-kullë vrojtimi zjarresh është shndërruar në një suitë unike hoteli, të quajtur Fire Tower Suite, pjesë e The Broadmoor. E vendosur rreth 2,783 metra mbi nivelin e detit, ajo ofron pamje 360 gradë mbi malet Rocky.
Për të arritur në suitë, vizitorët duhet të ngjisin 164 shkallë, por në fund i pret një panoramë mbresëlënëse, veçanërisht gjatë vjeshtës.
Ndryshe nga hotelet tradicionale luksoze, kjo suitë e veçon izolimi, historia e ndërtesës dhe natyra përreth. Këtu, vetë qëndrimi në kullë është pjesa kryesore e përvojës, duke dëshmuar se luksi në udhëtime nuk matet vetëm me madhësinë e dhomës, por edhe me veçantinë e vendndodhjes./pinkbizz.com
