Aktori RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin e famshëm “Breaking Bad”, raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare.
Sipas artikullit të publikuar nga Telegrafi, përfaqësuesi i aktorit ka konfirmuar se ai ka vdekur më 12 tetor, ndërsa vdekja është cilësuar si vetëvrasje. Megjithatë, autoritetet thuhet se po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Mitte u bë i njohur ndërkombëtarisht përmes serialit “Breaking Bad”, ku interpretoi në të pesë sezonet, nga viti 2008 deri në vitin 2013.
Aktori ishte diagnostikuar me paralizë cerebrale që në fëmijëri. Përmes përvojës së tij personale, ai kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit për përfaqësimin e personave me aftësi të kufizuara në industrinë e filmit dhe televizionit.
Përveç “Breaking Bad”, Mitte mori pjesë edhe në produksione të tjera, përfshirë serialin “Switched at Birth”, “The Guardians of Justice” dhe filmin “Triumph”, të publikuar në vitin 2021, ku luajti një mundës të shkollës së mesme me paralizë cerebrale.
Përtej aktrimit, ai u angazhua në mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara, duke bashkëpunuar me organizatat United Cerebral Palsy dhe Shriners Children’s, si dhe duke drejtuar fondacionin “Mitte Foundation”.
Në vitin 2013, aktori u nderua me çmimin Harold Russell të SAG-AFTRA-s për kontributin e tij në përfaqësimin e aktorëve me aftësi të kufizuara./pinkbizz.com
