Club Brugge ka arritur një fitore të madhe në udhëtim ndaj Interit, duke triumfuar me rezultat 4-3 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.
Pavarësisht se skuadra italiane konsiderohej favorite, belgët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, ku protagonist kryesor ishte Nicolo Tresoldi, i cili realizoi het-trik.
Brugge kaloi në epërsi në minutën e 30-të, kur Tresoldi shënoi nga pika e bardhë. Interi reagoi në fund të pjesës së parë dhe barazoi shifrat në minutën e 44-t, me Lautaro Martinezin, i cili përfitoi nga asistimi i bukur i Dimarcos.
Në pjesën e dytë, Tresoldi riktheu epërsinë e belgëve në minutën e 63-të, pas asistimit të Forbs. Sulmuesi vazhdoi shkëlqimin edhe në minutën e 74-t, kur shënoi golin e tretë personal, duke kompletuar het-trikun.
Interi nuk u dorëzua dhe ngushtoi diferencën në minutën e 81-të, sërish përmes Lautaro Martinezit.
Megjithatë, Club Brugge goditi përsëri në minutën e 87-të, kur Vermant realizoi pas asistimit të Forbs, duke e çuar rezultatin në 4-2.
Skuadra italiane arriti të shënonte edhe një gol në kohën shtesë, me Bonny-n në minutën e 90+3-të, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Me këtë fitore, Club Brugge siguroi tri pikë të rëndësishme, ndërsa Interi mbeti pa pikë pas dy xhirove të para të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve./pinkbizz.com
