,

30 vite më vonë: Keffe D dënohet me 40 vjet burg për vrasjen e Tupac Shakur

·

Duane “Keffe D” Davis, ish-udhëheqës bande, është dënuar me 40 vjet burg për rolin e tij në vrasjen e reperit legjendar Tupac Shakur.


Davis, 63 vjeç, u shpall fajtor nga një juri në shtator, për akuzën e vrasjes me armë vdekjeprurëse. Ai ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin.

Tupac Shakur u qëllua më 7 shtator 1996, gjatë një sulmi nga një automjet në lëvizje në Las Vegas, dhe vdiq disa ditë më vonë. Vrasja e tij mbeti e pazbardhur për dekada, duke u kthyer në një nga rastet më të përfolura në historinë e hip-hopit.

Prokurorët argumentuan se Davis nuk ishte personi që qëlloi drejtpërdrejt reperin, por kishte organizuar sulmin dhe kishte udhëhequr grupin e përfshirë në vrasje. Në librin e tij autobiografik, Compton Street Legend, të publikuar në vitin 2019, ai kishte folur për përfshirjen e tij në ngjarje dhe kishte pranuar se kishte siguruar armën e përdorur në krim.

Ndër provat kryesore në këtë çështje ishin deklaratat e mëparshme të Davisit, i cili kishte pranuar publikisht se ndodhej në Cadillac-un e bardhë nga i cili u qëllua ndaj Shakurit.

Në vitin 2008, gjatë një interviste me policinë lidhur me vrasjen e reperit Christopher Wallace, i njohur si The Notorious B.I.G., Davis kishte treguar për rolin e tij në vrasjen e Shakurit, në kuadër të një marrëveshjeje që e mbronte nga ndjekja penale për këtë çështje.

Wallace u vra në mars të vitit 1997, vetëm disa muaj pas vdekjes së Tupac Shakurit. Rasti i dy reperëve legjendarë ka mbetur për dekada në qendër të vëmendjes së publikut dhe të fansave të hip-hopit./pinkbizz.com