,

Amir Rrahmani shënon në Ligën e Kampionëve

·

Amir Rrahmani ka shënuar për Napolin në përballjen ndaj Villarrealit, duke i dhënë epërsinë skuadrës italiane në minutën e tetë të ndeshjes.


Qendërmbrojtësi nga Kosova përfitoi nga një moment pakujdesie i mbrojtjes spanjolle dhe, pas dy tentimeve, arriti ta dërgojë topin në rrjetë.

Fillimisht, goditja e tij me kokë u ndal nga portieri, ndërsa topi më pas u përplas në shtyllë. Megjithatë, Rrahmani reagoi shpejt ndaj topit të kthyer dhe e dërgoi atë në portë, duke kaluar Napolin në epërsi.

Ky ishte goli i parë i Rrahmanit për Napolin në Ligën e Kampionëve këtë sezon./pinkbizz.com