Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është organizuar konkursi i bukurisë “Miss dhe Mister Big Brother VIP Kosova”, ku banorët kanë dalë para jurisë për të prezantuar stilin dhe elegancën e tyre, shkruan PinkBizz.com.
Një nga paraqitjet që spikati ishte ajo e Kledja Muçajt. Ajo u shfaq me bikini ngjyrë kafe dhe taka të larta, duke realizuar sfilatën me vetëbesim.
Flokët kaçurrela dhe pamja e kuruar plotësuan paraqitjen e saj, e cila tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë këtij aktiviteti.
Konkursi u dha banorëve mundësinë të shfaqnin një anë tjetër të personalitetit të tyre, larg debateve dhe përplasjeve që zakonisht karakterizojnë jetën brenda shtëpisë.
Që prej hyrjes në format, Kledja ka tërhequr interesimin e shikuesve dhe ka krijuar një grup të konsiderueshëm mbështetësish, të cilët po e ndjekin dhe përkrahin në rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova.
È SALITA LA TEMPERATURA 🥵💥🔥
KLEDJA 👑♥️
#bbvipks5 https://t.co/sdSbSsJSyz— Mikepux8.8🖤💙⭐⭐ (@MikePusce88) November 4, 2026
