Një moment mes Arlindës dhe Bejtës ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe publikut në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, shkruan PinkBizz.com.
Gjatë bisedës, Arlinda iu drejtua Bejtës me një paralajmërim të papritur, duke i thënë se do ta bëjë të qajë.
“Hajt se kam me të shti me kajt, pasha Zotin, pa të shti me kajt se lo”, u shpreh ajo.
Bejta e pyeti se përse dhe në çfarë mënyre kishte ndërmend ta bënte këtë, por Arlinda nuk dha ndonjë shpjegim konkret.
“Nuk e di, veç kam me bo diçka që ka me të shti me kajt”, u përgjigj ajo.
Mbetet të shihet nëse kjo deklaratë ishte thjesht një shaka mes banorëve apo paralajmëron ndonjë zhvillim të ri në raportin mes tyre./PinkBizz.com
